Është gjetur 4-vjeçari në kanalin e Ibër Lepencit në vendin e quajtur kanali në Bukosh, raporton teve1.info
Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, tha për teve1 se trupit të pajetë i janë bërë ekzaminimet e nevojshme mjekësore dhe është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Sipas tij, në vendin e ngjarjes ndodhet prokurori dhe ekipi mjekësor.
Fëmija ishte raportuar i zhdukur një ditë më parë, derisa ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës kanë qenë në kërkim të tij deri të martën (sot) në mesditë, kur edhe është gjetur trupi i pajetë i 4-vjeçarit.