Me rastin e ndarjes nga jeta të hoxhës Salih Zahiri nga fshati Bukovik, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Zahiri. Në telegram thuhet:
“E nderuara familje Zahiri,
Me dhembje të madhe e mora lajmin për ndarjen nga jeta të hafëz Saliut, i cili ishte veprimtar i palodhshum i çështjes kombëtare.
Hafëz Salihun do ta kujtojmë përgjithmonë në kontributin e tij dhe agazhimin për çështjen e Kosovës, veçanërisht në vitet 90-ta në mbledhjen e ndihmave fillimit për “3 Përqinëshin”, e më pastaj për fondin “Vendlindja Thërret” në Zvicër.
Ai, poashtu, do të mbahet në mend për angazhimin e për pajtimin gjaqeve në Zvicër, ndërkaq pas luftës së vitit 1999 ka mbështetur jetimat deri në frymën e fundit.
Shpreh ngushëllimet me të sinqerta për familjen Zahiri, shokët e bashkëveprimtarët. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, thuhet në telegram.