Opinionisti Vehbi Kajtazi,ka thënë se vendet armike të Kosovës po investojnë në islamin politik.
“Ka tendenca, ka punë të njerëzve me ndikim në vend të cilët synojnë themelimin e një partie islamike, të cilën në bazë të ligjeve që i kemi nuk mund t’i ndalosh”, tha Kajtazi.
Kajtazi përmendi edhe punët e mira të institucioneve të Kosovës në mbylljen e institucioneve finaciare me kapital rus.
“Është Iute Credit dhe Monego, të cilët janë të lidhura direkt me oligark rus, me kapital rus. Mbyllja ka qenë një nga vendimet më të mira të Kosovës. Kapitali është çelësi i suksesit të një shërbimi. Pa pare është problematike. Hyrja e mjeteve financiare të dyshimta, që shton mundësinë për kontroll”, tha ai.
Ai theksoi se një nga problemet e shumta janë edhe të dhënat personale të klientëve të bankave në Kosovë.
Sipas tij, shpeshherë të dhënat e klientëve janë dërguar edhe në shtetet armike në Kosovë, për t’i krijuar kartelat bankare.