Në seancën e V të Kuvendit Komunal të Gjilanit janë diskutuar disa pika shumë të rëndësishme. Ku si pika kyqe jam ndalur më shumë tek punonjësit e arsimit ku kam bërë disa pytje, për disa paregullsi që po ndodhin në shkollat tona, ku kemi mësuese që punojn zëvendësim nga tre deri katër muaj dhe nuk figurojnë në listën e pagave, si do të paguhen ata dhe pse po mbahen në të zezë? Në anën tjetër keni mësuese të pranuar nga një konkurs i anuluar nga kryetari i Komunës, e ato nuk janë larguar nga vendi punës por që nga janari janë pjesë e listës së pagave.
Javën tjetër bëhen një muaj nga dita kur kandidatët për mësimdhënëse në Sh.F. “Dëshmorët e Kombit” në Liviq të Ulët kanë hyrë në intervistë, dhe ende nuk ka asnjë rezultat se kush është pranuar. Vonesat të tilla qojn në dyshime…
Në Pikën e pestë të rendit të ditës ka qenë “Propozim Vendimi për ndarjen e bursave për studentët e dalluar të Komunës së Gjilanit”, ku në emër te kshilltarëve të Aak- së i dham mbështetje të plotë këtij vendimi në të mirë te studentëve ku jam shumë e lumtur që me shumicë votash u miratua ky propozim-vendimi.Uroj që studentët t’i gëzojnë bursat, dhe me shpresën se komsioni do të punoj drejt dhe të bënë zgjidhjën më meritore të studentëve.
Prap edhe në këtë seanc kam kërkuar që në seancën e rradhës të sillet raporti finaciar i detajuar i manifestimit “Flaka Janarit” ,Ai raport është sjellur por nuk është i precizuar sakt, dhe është në përputhje me raportin finaciar 3 mujor, ku kuptohet qart që është një raport skandaloz.Duke shpresuar që deri në seancë tjetër të zgjidhen këto probleme dhe të mos përsëriten prap.Me shumë respekt Arta.
Arta Haziri Nuhiu Raporti i “Flakes se Janarit”skandaloz!
Ndani këtë artikull