Komuna e Kamenicës është radhitur në vendin e 13-të në Indeksin vjetor të Transparencës për Qeverisjen Komunale për vitin 2022, i publikuar nga Institucioni Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me Transparency International Slovakia dhe me mbështetjen financiare të SlovakAid.
Duke e krahasuar me vitin 2021, ku Komuna e Kamenicës ishte radhitur në vendin e 20 me gjithësej 61.56 pikë lidhur me këtë matje, kësaj radhe Kamenica ka shënuar progres duke kaluar 7 vende më lartë në listë me gjithësej 81.25 pikë për këtë vit.
Në këtë raport KDI ka vlerësuar komunat në 87 indikatorë për tetë shtylla: 1) transparenca në shpenzimet publike përmes prokurimit publik, 2) transparenca buxhetore, 3) transparenca në grantet dhe subvencionet komunale, 4) përfshirja e qytetarëve në vendimmarrjen komunale, 5) qasja në dokumente publike, 6) përgjegjshmëria e komunave për të adresuar risqet e korrupsionit dhe konfliktin e interesit, 7) menaxhimi i pronës komunale, si dhe transparenca e ndërmarrjeve dhe organizatave publike në pronësi të komunave.
Ndër të tjera në këtë raport KDI thekson se pesëmbëshjetë (15) komunat me rritjen më të lartë të transparencës krahasuar me vitin 2021 janë Skenderaj, Istogu, Deçani, Prizreni, Malisheva, Kamenica, Hani i Elezit, Dragashi, Drenasi, Klina, Juniku, Suhareka, Obiliqi, Lipjani dhe Graçanica.
LINKU I RAPORTIT PËR VITIN 2022:
https://kdi-kosova.org/wp-content/uploads/2023/05/10-Indexi-2022-02.pdf
LINKU I RAPORTIT PËR VITIN 2021:
https://kdi-kosova.org/wp-content/uploads/2022/05/Indeksi-i-transparences-ne-qeverisjen-lokale-2021-ALB-1-1.pdf