Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka përcjellur me shqetësim votimin në Kuvend të zonjës Luljeta Aliu për anëtare të Komisionit të Pavarur të Medieve.
Votimi nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje e një avokateje publike të politikave të saj në Qeveri, tregon hapur intencën kësaj partie për të vënë nën kontroll institucionet e pavarura mediale.
Komisioni i Pavarur i Medieve duhet të ruajë pavarësinë politike dhe partiake, për të kryer në mënyrë të pandikuar punën për monitorimin dhe rregullimin e skenës audio-vizuale në Kosovë.
Emërimi i zonjës Aliu shkon në kundërshtim me këtë përpjekje, dhe mund t’i kontribuojë klimës anti-medie që kjo qeveri ka krijuar, në shumë raste në dy vitet e fundit.
#AJK #AGK
—-
www.agk-ks.org