Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrin Hysen Durmishi, kanë inspektuar sot punimet në rrugën Gjilan-Bujanoc dhe rrugën Gjilan-Ferizaj.
Kryetari Hyseni tha se me punë e angazhim të përbashkët mes nivelit lokal dhe qendror, po ia rikthejmë Gjilanit vëmendjen e merituar.
Ky është postimi:
📍 Punimet në rrugën Gjilan-Bujanoc dhe rrugën Gjilan-Kllokot, i inspektuam bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, zëvendësministrin Hysen Durmishi, deputetin Luan Aliu dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku.
✅Me dinamikën me të cilën po ecë projekti i cili kap vlerën 3.2 milionë euro, në rrugën
Gjilan-Bujanoc gjatë kësaj fundjave do të përfundojë asfaltimi i 2 korsive, për të vazhduar me 2 korsitë e mbetura, shtegun për këmbësorë, si dhe ndriçimin.
🚧Në rrugën Gjilan-Kllokot janë aprovuar ndryshimet e nevojshme të projektit dhe kanë filluar punimet në rehabilitimin e disa segmenteve në këtë pjesë.
🙏Po angazhohemi maksimalisht që këto dy projekte jetike për mirëqenien e qytetarëve tanë, të përfundojnë sa më shpejtë të jetë e mundur.
#përGjilaninqëduam✅