Flamuri i Republikës së Kosovës është vendosur para pak minutash në objektin e Komunës së Zveçanit.
T7 ka publikuar pamje nga momenti kur janë larguar flamujt e Serbisë nga objekti dhe është vënë ai i Kosovës.
Objekti i Komunës së Zveçanit dhe komunave tjera veriore, janë duke u ruajtur nga Policia e Kosovës, pas tensioneve të djeshme.
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka arritur të futet dje në objektin e komunës, vetëm pas asistimit të Policisë së Kosovës.
Ndryshe, tensionet në veri të vendit u rritën pas betimit të kryetarëve të rinj, të cilët dje duhej ta fillonin punën në objektet përkatëse komunale.
Policia përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për të shpërndarë disa qytetarë serbë që u mblodhën para ndërtesave komunale në veri të Kosovës, në përpjekje për të penguar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në zyrat e tyre. Ata arritën të futen në zyret e tyre, me asistimin e Policisë