Kryetari i Komunës së Gjilani, Alban Hyseni, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e arkitektes Merita Mihovci.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Merita ishte arkitekte profesioniste e cila dha kontribut të çmuar me angazhimin e saj të palodhshëm.
Shkrimi i plotë:
Me pikëllim të thellë pritëm lajmin për humbjen e bashkëqytetares sonë – Arkitektes Merita Mihovci.
Merita ishte arkitekte profesioniste e cila dha kontribut të çmuar me angazhimin e saj të palodhshëm në projekte të shumta në qytetin tonë e edhe më gjerë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve e miqve të së ndjerës. Bashkëndjejmë me ju në këto ditë të vështira.