Salih Kqiku, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare në zyrën e prokurimit në Gjilan është liruar nga aktakuza. Kështu deklaroi Avokati mbrojtës z. Arsim Vranovci, i ish-drejtorit të Zyrës së Prokurimit në Gjilan.
Salih Kqiku pohoi “ndaj meje u bë një padrejtësi e cila falë punës së mirë të mbrojtjes sime, respektivisht Avokatit Arsim Vranovci, dhe provave të pakontestueshme të cilat u dhanë nga eksperti i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, më në fund jam i lirë.
Rigjykimi ishte i drejtë dhe gjykatësit e vendosën në mënyrë meritore vendimin që unë të jem i lirë. Jam krenar për punën që kam bërë unë dhe asnjëherë në jetën time nuk kam keqpërdorur detyrën time zyrtare dhe poashtu jam krenar edhe për Avokatin tim Arsim Vranovcin, i cili në mënyrë të dinjitetshme, profesionale elaboroi fjalimin e tij
para Trupit Gjykues dhe drejtësia u vendos”.
Avokati Arsim Vranovci, lidhur me çështjen, u shpreh “Gjykata vendosi në mënyrë meritore, kurse aktakuza që nga fillimi nuk përmbante elemente të veprës penale. Ekspertiza financiare kishe interpretuar gabimisht Ligjin e Prokurimit Publik. Eksperti i KRPP-së e bëri çështjen më të lehtë për neve si mbrojtje. Gjykata analizoi mjaft mirë deklarimin tonë dhe dëshmitarëve të tjerë, dhe më në fund Salih Kqiku është i lirë.
“’Mu është bërë një padrejtësi qe dy vite edhe pse nuk kam qenë fare fajtor. Kjo është e treta aktakuzë që mu ka ngrit, edhe kjo është e treta herë që kam dal i pafajshëm. Hetuesit kanë bërë kallëzim penal mandej me kanë ngrit aktakuzë por falë Zotit jam i pafajshëm” ka thënë për Indeksonline Kqiku pas lirimit.