Partia Demokratike e Kosovës, i cila bashkëqeverisë në Gjilan, me Lëvizjen Vetëvendosje, ka kërkuar pesë minuta pauzë për të diskutuar rreth tri pikave kryesore të kësaj seance.
Pas rikthimit nga pauza pritet të diskutohet tri pikat:
- Propozim vendimi për shfuqizimin e Vendimit 01 Nr. 016-51963 të datës: 30.06.2020 për plotësimin dhe ndryshimin e kushteve ndërtimore të një nënzonë të Bllokut “B3” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Kodra e Thatë”, në Gjilan.
- . Propozim vendimi për shfuqizimin e Vendimit 01 Nr. 016-15787 të datës: 11.02.2021 për plotësimin dhe ndryshimin e kushteve ndërtimore në zonën Blloku “B4” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Kodra e Thatë”, në Gjilan.
- Propozim vendimi për shfuqizimin e Vendimit 01 Nr. 016-51955 të datës: 30.06.2020 për plotësimin dhe ndryshimin e kushteve ndërtimore në zonën Bllokut “I” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Livadhet e Arapit”, në Gjilan.