Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po gjykohet në Hagë ka arritur sot në Kosovë.
Lajmin është konfirmuar nga Gjykata Speciale, duke konfirmuar se ai mbetët në paraburgim.
“ Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin për shkak të arsyeve bindëse humanitare që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin për takim me familjen. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigje.
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur në muajin prill të këtij viti.