Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë nisur të shpërndajnë protestuesit serbë që gjenden pranë ndërtesës së komunës së Zveçanit.
Protestuesit serbë në këtë qytet pak më parë kanë hedhur shok bomba e gurë në drejtim të trupave të KFOR-it.
Teksa, KFOR-i është kundërpërgjigjur duke hedhur tym në drejtim të protestuesve.
Ndryshe situata në këtë qytet ka qenë e tensionuar gjatë gjithë ditës.
Aty fillimisht është vendosur një gardh metalik, i cili e ka bllokuar rrugën që çon drejt ndërtesës së komunës.
Pjesëtarët e KFOR-it po ashtu është raportuar se kanë bllokuar rrugën për në komunë.
Më vonë, qytetarë të shumtë janë mbledhur para ndërtesës së komunës, teksa ndaj të njëjtëve policia ka gjuajtur gaz lotsjellës.