Fshesat e presidentit Valon Murseli kanë nisur të kenë efekt.
Drita pasi humbi titullin e kampionit duke e pasur fatin e tyre në duar, ka filluar të bëj ndryshime për sezonin e ri.
Ditën e sotme gjilanasit kanë ndarë rrugët me tre futbollistë të huaj.
Fjala është për sulmuesin Marko Simonovski i cili në stinorin pranveror dështoi totalisht duke shënuar vetëm një gol.
Gazeta Olle mëson se dy emrat e tjerë që janë larguar sot nga gjilanasit janë mbrojtësi Ekow Mills dhe mesfushori Iran Junior.
Drita pritet që ditën e nesërme të zyrtarizojë largimin e tre lojtarëve nga radhët e tyre.
Ndryshime të mëdha pritet të kenë në kampin gjilanas, pasi kanë kaluar tre vite pa fituar trofe. /Gazeta Olle/