Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre të dyshuar lidhur me dëmtimin e një flamuri në Graqanicë.
Sipas njoftimit, ndaj të njëjtëve është hap rast, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, ndërkohë që thuhet se hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore në koordinim me prokurorinë përkatëse.
“Pas pranimit të informatës lidhur me dëmtimin e një flamuri në Graqanicë, që dyshohet të ketë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, policia menjëherë ka nisur një hetim i cili ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar.
Ndaj personave të dyshuar: E.B, mashkull, 22 vjeç, Sh.V. mashkull, 22 vjeç dhe E.G, mashkull, 31 vjeç, është hap rast, për veprën penale Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë, ndërkohë që hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore në koordinim me prokurorinë përkatëse”, thuhet në njoftim.