Disa qytetarë janë mbledhur sot në mëngjes para ndërtesës së Kuvendit Komunal të Zveçanit dhe kanë shpalosur një flamur të Serbisë.
Sipas Tanjugut serb flamuri është 250 metra i gjatë.
Protestueve në fillim iu drejtua Srđan Milosavljević, ish-kryetari i Këshillit Komunal të Zveçanit, i cili bëri thirrje për protesta paqësore dhe që qytetarët të mos sulmojnë trupat e KFOR-it, shkruan Tanjug.