Ish-kryeministri, njëherit deputet i LDK-së, Avdullah Hoti u ka reaguar krerëve të Kosovës duke thënë se në “sinkron replikojnë me Sekretarin Blinken se ai është naiv e nuk është i informuar për kontekstin politik në veri”.
“Zoti na ruajtë, se këta nuk dinë çfarë bëjnë”, thotë tutje ai.
“Ushtarët amerikan janë çdo ditë në veri, si pjesë e KFOR-it, duke e siguruar paqen. Para një kohe, vetë kreu i qeverisë kishte deklaruar se Ambasadori Amerikan e kishte informuar për gjëra lidhur me zhvillimet në veri që ai nuk i kishte ditur, edhe pse AKI-ja është në teren dhe e ka për detyrë të kuptojë se çfarë ndodh e çfarë pritet”./Indeksonline/