Për të Premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku kryesisht gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet të ketë reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër. Disa nga rrufetë pritet të jenë të fuqishme.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej 10 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 27°C. /MeteoKosova/