Edhe në ditën e dytë të testit me shkrim ka shkelje ligjore, përderisa kryetari i komunës ka ndërhyrë rëndë në këtë proces, duke i përzgjedhur vet ai pyetjet e testit në zyrën e tij dhe pastaj për habi kryetari i komisionit lejon këtë shkelje flagrante të kryetarit, duke heshtë nga frika, kërcënimi apo shantazhi.
Dje, është konstatura dalja e testit me shkrim te disa nga kandidatët e VV-së.
Në mëngjesin që është prish partneriteti i koalicionit, Ne si Parti Demokratike e Kosovës, nuk kemi pranuar dhe lejuar që të realizohet kjo kërkesë e kryetarit të komunës, që ai një ditë më herët ti marr pyetjet e pesë anëtarëve të komisionit, e ky pastaj të bëjë përzgjedhjen e pyetjeve të testit. Sikurse që nuk kemi lejuar emrin e Zejdush Tahirit, që të jetë kryetar i të gjitha komisioneve për rekrutimin e stafit shëndetësor. Ku pasi ishte emëruar, ne e kemi larguar nga këto komisione si udhëheqës i tyre.
Sepse ai është nën hetime për keqpërdorimet e furnizimit me inventar në QKMF-në e Gjilanit, ku mungojn 306 tavolina. Po i njejti edhe është shkarkuar nga drejtoresha e shëndetësisë, nga pozita e shefit të mjekësisë familjare në QKMF, të cilin e kishte mbajtur jashtëligjshëm për vite të tëra.
Lojërat për formimin e komisioneve për rekrutim të stafit shëndetësor, kanë shkuar aq larg, suke tentuar blerjen e heshtjes sime sa ishim në partneritet, duke ma bërë dhëndrrin tim anëtar të njërit nga komisionet.
Ky kryetar komune, gjithmonë është thirrur në emër të patriotizmit për respektim të ligjit, ndërsa personalisht është prijës i shkeljeve ligjore dhe i ndërhyrjeve në procese të ndryshme.
Kërkoj nga dy kryetarët e komisioneve, që mos të lejojnë tutje kryetarin e komunës ta bëjë testin me shkrim dhe ju të jeni spektator dhe lejues të shkeljeve ligjore nga ana e Alban Hysenit. Sepse llogari para ligjit do të jepni të gjithë se bashku.