Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje në tentativë në Gjilan ku një polic ka përdorur në vetëmbrojtje armën e zjarrit pasi një person ka tentuar ta godasë atë me veturë si dhe zyrtarë tjerë policorë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një polic në shenjë vetëmbrojtje ka përdorur armën e zjarrit, pasi një person ka tentuar ta godasë me automjet atë, së bashku me disa zyrtarë policorë.
Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Gjilan, ku i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur.
Nga ky rast nuk raportohet për të lënduar, ndërsa vazhdon të jetë në procedura hetimore.
Rasti në raportin e përditshëm të policisë është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.
“Gjilan 01.06.2023-23:00. Njësiti policor duke tentuar ta ndalojnë të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti për t’iu shmangur ndalimit, ka tentuar t’i godasë me automjet zyrtarët, ku njëri nga zyrtarët policorë në vetëmbrojtje ka përdorur armën e zjarrit. I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.