Kosova u trazua. U lenduan rende raportet Kosove-Amerike. Nuk dihen cilat do te jene pasojat, sepse vec atehere kur qetesohet stuhia, verehen demet.
Per here te pare, Kosova u kritikua dhe fajesua, me shume sesa Serbia. Per here te pare pas luftes, Kosova ishte ne prag te nje konflikti te armatosun. Dhe kete e tregon, ardhja e trupave shtese te NATO-s. Per here te pare u sanksionua Kosova, nga ShBA.
Pati kritika te ashpera edhe nga Evropa edhe Amerika. Aktivisht dhe fuqishem u perfshine niveli ma i nalte i politikes ne ShBA, France, Gjermani si dhe Britani e Madhe. Madje, edhe Italia e cila nuk eshte qe ka pas ndonje rol politik te madh ne Kosove, u aktivizua si kurre ma heret. Ka pas deklarata te fuqishme dhe njepasnjeshme nga kryeministrja dhe ministri i jashtem italian. Qeveria e Kosoves, nuk pati perkrahje as nga rajoni, Maqedoni e Mal te Zi, qe politiken e jashtme e ne te dy shtetet, e kane shqiptaret. Dhe, as nga Shqiperia, ne nje situate te tille, nuk gjeti perkrahje, por, u kundershtua.
Por, te heshtur dhe teresisht te padukshem e paverejtshem, ishte opozita ne Kosove. Nuk i pame askund ata. “U ndez dhe u shua Veriu”, por, opozita nuk u shfaq askund! Statuset e tyre, ne rrjete sociale, nuk mund te vereheshin nga statuset e qytetareve.
Pra, me kete e pame, qe fati i Kosoves, eshte ne duar te Albinit. Me Kosoven ai mund te beje cka te ia doje qejfi, sepse nuk ka kush ta kundershtoje. E,pasojat nuk i barte Albini, por Kosova. Dhe, per kete ai po luan me fatin e Kosoves, pa asnje frike e dyshim.