Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, në fjalimine tij në Kuvend ka thënë se familja e tij është e gatshme të japë kontribut pëpr vendin, kundër armikut.
Në fjalimin e tij, ai gjithashtu i është drejtuar qeverisë me kritikë, duke i thënë se po të gjendeshin ata në opozitë në këtë situatë të tanishme në veri, do të bënin politikë.
“Pa modesti e them, kurdo dhe kudo që kërkohet kontributi për vendin karshi armikut, ne jemi të gatshëm në çdo formë e deri në flijim, dhe këtë e kemi dëshmuar jo vetëm me fjalë por edhe me pushkë e me gjak.
Ndërsa sot në këto rrethana, në një shtet të pavarur e demokratik, ne si Parti Demokratike e Kosovës nuk kemi bërë fare politikë siç do të bënit ju po të ishit në opozitë” ka thënë Lushtaku.
Ai shtoi se kryeministri i ka ikur përgjegjësisë për të raportuar dhe debatuar me popullin.