Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot dhe ditët në vazhdim.
“E marte- Mot kryesisht i ngjajshmëm, diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin shi.
E merkurë- Mot me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin reshje shiu. Reshje më të fokusuara do të jenë në relievin malor.
E enjete- Mot i ngjajshëm po thuaj me të gjithë elementet dhe dukuritë që ishin prezent ditëve të fundit.
E premte- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat mbeten pothuaj konstante me ditet e fundit.
Shkarkime rrufesh në shum zona parashihen gati çdo ditë, por nuk përjashtohen mundesitë që në zona të izoluara të bie breshër, si pasojë e ndryshimeve termike dhe barike.
Pra, siç po verehet nga ky parashikim, situata meteorologjike mbetet e pandryshuar me ditët e fundit të majit dhe fillimi të qershorit.
Gjykuar në aspektin territorial, reshjet me sasi më të mëdha priten në perendim dhe veriperendim të Dukagjinit.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtime i verilindjes dhe jugperendimit.”