Në seancën plenare, ku po trajtohen pikat e papërfunduara nga seancat e muajit shkurt, mars, prill dhe maj, si pikë e rendit të ditës është edhe votimi i një anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave.
Lidhur me këtë pikë të rendit të ditës, Komisioni Zgjedhor pas procedurës së votimit të fshehtë dhe numërimit të votave të deputetëve të Kosovës për zgjedhjen e një anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave, ku në votim kanë marrë pjesë 84 deputetë, të pavlefshme janë tre fletëvotime, konstaton se për kandidatin Granit Mavriqi kanë votuar 51 deputetë, ndërsa për Martin Komanin kanë votuar 30 deputetë.
Pra, në bazë të votave të numëruara, Granit Mavriqi zgjedhet anëtar i Bordit për ankesa të Mediave.