Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë lloj ultimatumi pas takimit me emisarët e SHBA-së dhe BE-së, duke shtuar se u ka ofruar atyre mënyrën për të dalë nga kriza.
Përkundër kësaj, emisarët nga SHBA-ja dhe BE-ja i kanë thënë Kurti se deri të premten duhet të përgjigjet lidhur me depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.
Ndryshe, dje kishte disa raportime se Escobar ka dhënë ultimatum dy ditor se Kurti duhet të pajtohet me kërkesat për situatën në veri