Ne nje aksident qe ka ndodhur dje rreth ores 18:30 minuta, ne rrugen Gjilan-Ferizaj, ne dalje te fshatit Partesh, ku jane ndeshur dy vetura, sipas asaj qe eshte pare ne vendin e ngjarjes, nje person ka humbur jeten. Ka edhe te lenduar. Komunikacioni ne kete rruge eshte nderprere per disa ore.
Autoritetet policore kanë bërë me dije se
“Është arrestuar vozitësi, mashkull, serb, pasi që i njëjti me veturën e tij nga pakujdesia ka goditur veturën e viktimës mashkull shqiptar. Si pasojë e aksidentit, lëndime fatale ka pësuar pasagjerja femër shqiptare, ndërsa i dyshuari ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK, kurse vozitësi tjetër së bashku me dy pasagjeret tjera, që të gjithë shqiptarë, kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në raportin e policisë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, ndërsa i dyshuari ndalohet në mbajtje.
/foto nga vendi i ngjarjes/
Policia e Kosovës apelojn tek të gjithë qytetarë të kenë kujdes të shtuar.