Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, ka reaguar sot pas arrestimit të drejtorit të shtëpisë se Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili nga autoritetet serbe.
Mustafi përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se intimidimi dhe frikësimi i policisë së Vuçiqit dhe satelitëve të tij (Arifi) për të ndaluar prodhimet artistike dhe shprehjen e lirë në Luginë është i paprecedent.
Po ashtu siç tha Mustafi, është e papranueshme që Prokuroria dhe Policia të bëjë postproduksionin e filmave si rasti i vetëm në botë.
Mustafi gjatë shkrimit të tij u shpreh se me urdhër të Prokurorisë dhe Policisë në Bujanoc është ndaluar shfaqja e filmit “Heshtja Vret” & “I Pabesi” nga produksioni “Colosseum” të aktorit Gani Veseli, deri sa të përfundojë hetimi.
“Pas ndalimit nga policia të aktori Gani Veseli dhe drejtorit të shtëpisë se Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili pas paralajmërimit të premierës për shfaqjen e tyre sot në ora 19:00h.
Kujtojmë që këto projekte janë mbështetur në Këshillin Kombëtar Shqiptar përmes financimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të ekranizuar tregimet popullore autentike të Luginës.
Fillimisht, kryetari Shqiprim Arifit kishte urdhëruar përmes drejtorit Kujtim Sadriu mos lejimin që kjo premier të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë edhe pse Gani Veseli është punëtor i këtij institucioni. Pas një fushate mediale të “gjuetisë së shtrigave” duke i konsideruar z. Arifi ‘keqpërdorim të mjeteve për 5 vjersha’ “, ka shkruar Mustafi.