Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe tek varri i ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Dita e Çlirimit ka nisur me homazhe nga krerët e shtetit.
Ata po ashtu do të bëjnë homazhe edhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe te pllaka përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s në Prishtinë.