Emri i ri në listën e gjilanasve është ai i njërit nga talentëve më të mëdhenj në Kosovë, Albin Prapashtica.
Gazeta Olle mëson se drejtuesit e klubit gjilanas janë takuar me Prapashticën ku po mundohen ta bindin të transferohet në Gjilan.
Prapashtica ka qenë një futbollist shumë i rëndësishëm i Prishtinës dhe ka realizuar edhe katër gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.
21-vjeçari shihet si një sulmues me shumë perspektivë ku Drita në të ardhmen mund ta shes edhe në Evropë.
Gjithsesi për sulmuesin këmbëshpejtë ka oferta edhe nga klubet tjera kosovare si dhe nga ato rajonale dhe Drita po mundohet ta mbyllë marrëveshjen sa më parë me të. /Gazeta Olle/