Anëtarja e Bordit të RTK-së, Albulena Mehmeti, ka bërë një thirrje të pazakontë përmes një postimi në Facebook.
Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të bojkotojnë bregdetin shqiptar, apo siç e ka quajtur ajo “ Rivierën e Shqipërisë”, për këtë vit.
Reagimi skandaloz i Mehmetit vjen pas anulimit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.