Pas tensionimit raporteve Kosovë-Serbi, shkaku i arrestimit të tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Mininistria e Jashtme e Kosovës u ka bërë thirrje shtetasve kosovarë që të shmangin kalimin nëpër Serbi.
“Të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje njoftohen të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës. Duke marrë parasysh faktin që në qarkullim janë shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës dhe kaosit, ju lutemi të ndiqni @Kosovo_Police rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.