Për nderë të 24 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Hogoshtit me rrethinë është mbajtur manifestim tradicional në sheshin e dëshmorëve në Hogosht, pranë lapidarëve.
Të pranishëm në këtë manifestim kanë qenë Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Rinë Matoshi, Komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, Kryetari i OVL-UÇK, dega Kamenicë, Milaim Limoni, Kryetari i Këshillit Lokal të Hogoshtit, Sejdi Latifaj, familjar të dëshmorëve si dhe qytetarë.
I pari i komunës ka thënë se në manifestime të tilla përkujtohen dhe nderohen dëshmorët të cilët dhanë çdo gjë nga vetja që vendi ynë të jetë i lirë.
Në këtë manifestim është mbajtur edhe një program kulturorë si dhe janë vendosur kurora lulesh pranë labidarëve.