Kryeministri i vendit, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës ka thënë se pas arrestimit të serbit Millun Milonkeviq i njohur me nofkën “Llune” kanë pasuar sulmet ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it e gazetarëve.
Kreu i Qeverisë tha se Serbia kidnapoi tre policë kufitar nga ushtarë të Serbisë që ishin me makinë pa targa, siç theksoi ai njerëz të armatosur që i përkisnin dy formacioneve, Njësia Speciale anti-terroriste dhe i dyti Njësitë ushtarake “Kobra”.
“Pas arrestimit të tij, pasuan sulmet ndaj Policisë, KFOR dhe gazetarëve. Serbia kidnapoi 3 policë kufitar. Ata ishin ushtarë të Serbisë me makinë pa targa. Bëhet fjalë për njerëz të armatosur që i përkasin dy formacioneve, Njësia Speciale anti-terroriste dhe i dyti Njësitë ushtarake “Kobra”, tha fillimisht Kurti.
Kryeministri Kurti tha se kjo është shenjë hakmarrja ndaj aksioneve të Kosovës për sundim të ligjit. Ai tha se arrestimi i “Llule” ka ngjallur ndjenja hakmarrjeje dhe panik te Serbia dhe se ajo çfarë është parë dje është agresion.
I pari i Qeverisë tha se Qeveria do e punojë ditë e natë deri në lirimit e tyre.
“Shenjë hakmarrje ndaj aksioneve për sundim të ligjit. Një polici që e arreston njërin prej kapove ka ngjallur ndjenjë hakmarrje dhe panik. Ajo cfarë kemi parë dje është agresion dhe hakmarrje. Krimi i hakmarrjes si instrument ndaj veprimeve të sundimit te ligjit është jo vetëm mendësi barbare por tregues i udhëheqjes së Serbisë. Hakmarrja me çnjerëzore e qyqare duhet të denoncohet dhe të kundërshtohet me forcën e ligjit. Qeveria do të punoj ditë e natë për t’i liruar tre policët”, tha Kurti.
Kryeministri i vendit tha se ka zhvilluar edhe biseda me Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, si dhe ambasadorin amerikan në Kosove, Jeff Hovenier, të cilit tha se ia ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur.
Ai ka thënë para deputetëve se edhe tani që po bëhen 30 orë nga kidnapimi, ende nuk ka një deklaratë nga ana e KFOR-it, që siç tha ai kanë qenë në vendin e ngjarjes.
“Kam pasur biseda me Escobar dhe Hovenier, dhe në këtë takim po vijë nga një takim i përbashket me të gjithë ambasadorët dhe zëvendësambasadorët, ku ia kemi shpjeguar gjerë e gjatë për ditën e djeshme dhe të sotme, e tash kur po bëhen 30 orë të kidnapimit te tyre, e ende nuk e kemi deklaratën shpjeguese të KFOR-it të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes”.
“Kam shprehur protestën time për këtë heshtje dhe kërkesën për reagim. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmët e këpucëve që shkojnë në drejtim të Serbisë, të prangave, dhe veturave pa targa. Jo vetëm që e kanë kryer kidnapim por kanë dashur të lënë gjurmët. Agresion me arrogancë, sjanë përpjekur t’i fshehin gjurmët e krimit, synimi ka qenë që të dihet që ata ishin aty në atë vend”, tha Kurti në Kuvend./Reporteri.net/