Për herë të parë, gjyqtarët kosovarë do të drejtojnë një ndeshje kualifikuese për ngjarje madhore siç është Euro 2024.
Genc Nuza me dy asistentët e tij, Fatlum Berishën e Bujar Selimaj do të drejtojnë sfidën Finlanda – San Marino.
Gjyqtari Nuza ka bërë të ditur sot se Kosova do të përfaqësohet me treshen e gjyqtarëve në ndeshjen që zhvillohet në Helsinki.
“Kam kënaqësin të ndaj me ju edhe një tjetër arritje si gjyqtar ndërkombëtar i futbollit.
Krahas Kombëtarës së Kosovës në futboll për herë të parë në histori të futbollit tonë, Kosova do të përfaqësohet edhe me gjyqtar në ndeshjet kualifikuese për Euro 2024”, ka thënë Nuza.
“Paraqitjet në stadiume siç është “Helsinki Olypmic Stadium”me shumë histori,dikur ishin ëndërr tani janë realitet dhe se me punë do të synoj suksese edhe më të mëdha në të ardhmën. Së bashku me ekipin tim dhe kolegët nga Kroacia të cilët do të asistojnë nga sistemi VAR, uroj të kemi fat e sukses”, ka thënë ai./Paparaci/