Futbollistja kosovare, pjesë e Hannover 96, Ajlina Dema ka marrë ftesë nga Federata e Futbollit të Kosovës për grupmoshën U-19.
Futbollistja nga Zhegra e Gjilanit, e formuar te Hannover 96 në Gjermani, Ajlina konsiderohet si e ardhmja për ekipin e vajzave Dardane U-19, shkruan Gazeta Arena.
E lindur në 2006, futbollistja luan në mbrojtje dhe është pjesë e ekipit gjerman nga viti 2018./GazetaArena/