Drita është lidere dhe ka mundësi të artë për ta fituar titullin kampion këtë vit. Megjithatë, trajneri i këtij ekipi, Bekim Isufi është duke i përjetuar maksimalisht ndeshjet, sa që shpesh nuk po arrin t’i kontrollojë edhe veprimet e tija, shkruan Gazetasheshi.com.
Për të disatën herë këtë edicion, Isufi është përjashtuar nga bankina nga gjyqtarët.
Ndërkohë, për sjelljet e tij në duelin paraprak me Feronikelin, Isufi është dënuar me 1000 euro si përsëritës i këtyre rasteve.
Ky është njoftimi i Komisionit Disiplinor
BEKIM ISUFI; kryetrajner i klubit të futbollit “DRITA“ nga Gjilani me numër të ID kartelës 005715M76, në procedurë të iniciuara disiplinore nga ana e komisionit të garave, për manifestim të sjelljeve josportive ( sjellje jokorrekte ndaj gjyqtarëve të takimit ; rasti recidiv) në ndeshjen e javës së ; XXIX – të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – FERONIKELI 3;1 e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e kryetrajnerit në procedurë Bekim Isufi)
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë euro) në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë , nga dita e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 02.05.2018 – respektivisht nga dita e pranimit.