Kryetari Alban Hyseni dhe Drejtori i Shërbimeve Publike, Mentor Mihovci, sot gjatë ditë kanë dalë në terren dhe kanë parë nga afër punimet në rrugën e cila lidhë dy fshatrat Lladovë dhe Zhegër shkruan Radio Star.
Hyseni ka treguar se së shpejti do të filloj do të realizohet edhe projekti i Trotuarit në fshatrat Demiraj – Haxhaj.
Shkrimi i plotë:
Ka filluar sanimi i rrugës Lladovë – Zhegër 🚜🚧🔧
Qeverisja jonë për Grykën e Karadakut:
🔸 Palestra e sporteve në vlerë 1.2 milionë euro
🔸 Çerdhe e re në vlerë 155 mijë euro
🔸 Asfaltimi i hapësirës rreth çerdhes
🔸 Dollapë individual për të gjithë nxënësit e shkollës “Agim Ramadani”
🔸 Laborator për analizat e gjakut në QMF, në vlerë prej 40 mijë euro
🔸 Rregullimi i rrugëve të rendit të III-të
🔸 Shtrirja e rrjetit të kanalizimit fekal
🔸 Funksionalizimi i Tregut të Kafshëve
🔸 Aneksi tek Tregu i Fshatit – Objekt i ri si dhe zgjerim i hapësirës për tregtarët
🔸 60 mijë euro të destinuara për projektin e zgjedhur nga vetë banorët e Zhegrës – “Terren sportiv në shkollën e fshatit”
🔸 Rregullimi i infrastrukturës në fshatin Nasalë
🔸 Rregullimi i infrastrukturës në fshatin Llashticë
🔸 Rregullimi i infrastrukturës në fshatin Haxhaj
🔸 Terren sportiv në fshatin Shurdhan
🔸 Rregullimi i rrugëve të rendit të III-të në fshatin Shurdhan
⏳Së shpejti do të realizohet edhe projekti i Trotuarit në fshatrat Demiraj – Haxhaj.
Vëmendjen e kemi kthyer edhe kah fshatrat. Projekte edhe më të mëdha po na presin.
Për Zhegrën. ❤️
#përGjilaninqëduam
#përtëgjithafshatrat