Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, e ka përkujtuar Nekibe Kelmendin në 12 vjetorin e vdekjes.
Haziri tha se politikanja dhe anëtarja e LDK-së, Nekibe Kelmendi, ishte një zonjë e madhe, nënë dhe lidere e pashoq, shembulli më i mirë se si kontribuohet për liri, pavarësi e demokraci.
Shkrimi i plotë:
12 vite pa veprimtaren e madhe, intelektualen e jashtëzakonshme dhe heroinën e Kosovës, Nekibe Kelmendi.
Ishte një zonjë e madhe, nënë dhe lidere e pashoq, shembulli më i mirë se si kontribuohet për liri, pavarësi e demokraci.
Faleminderit deri në gjunjëzim për çdo ditë të bardhë lirie që na mundësove me punën dhe mendjen tuaj!
Faleminderit gjithashtu që së bashku me Bajram Kelmendin, ishit engjujt mbrojtës për mua dhe bashkëveprimtarët në kohët e errëta të vendit tonë!
Do kujtohesh gjithmonë, engjulli im mbrojtës!