Kuvendi i Kosovës do të rikthehet sot me seancën e re plenare.
Në rend dite është interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin për çështjen: “Rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritja e pagave në sektorin publik”.
Paraprakisht do të ketë deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare.
Seanca është e paraparë të nisë në ora 10:00.