Në ditën e pestë të zhdukjes është gjetur trupi i njërit nga policët.
Në kërkimin e trupave të zhdukur të dy policëve kanë marrë pjesë shumë persona.
Sot kërkimit i është bashkangjitur edhe Ismail Kasumi me ekipin e tij, shkruan Rajoni.info
Ai në Lepenc është zhytur vetëm pas një kërkese zyrtare të marrë nga institucionet përkatëse, dhe ky ishte një nga kushtet e tij që të zhytej në Lepenc në kërkim të dy policëve të zhdukur.
Përveç zhytësve të këtij ekipi kërkimet janë duke i zhvilluar edhe policia, ekipet nga Prishtina si dhe FSK-ja.