Asamblistët e Kuvendit Komunal të Gjilanit, janë duke mbledhur nënshkrime për rrëzimin e kryesuesit të Asamblesë, Arianit Sadikut, i cili vije nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Gazeta Nacionale ka mësuar nga burimet e veta se arsyeja e shkarkimi është për mos menaxhim dhe bllokim të kuvendit.
Ndër të tjera Nacionale ka siguruar edhe listën e nënshkrimeve ku deri më tani, 19 nënshkrime.
Gjithashtu në ketë komunë, se fundmi është prishur edhe koalicioni qeverisës.
Ku kryetari, Alban Hyseni kishte njoftuar se partia e tij, VV ka prishur koalicionin me PDK-në në këtë komunë.
“Kundërligjshmërinë dhe padrejtësinë e luftojmë, pa kompromis. Pas dështimit të seancës për të tretën herë me radhë, qeverisja e përbashkët me PDK në Gjilan ka marrë fund.” – kishte shkruar Hyseni në Facebook.
Ai gjithashtu kishte thënë se janë edhe tri vendime të ngjashme që pritet të votohen, e që po bëhen shkaktarë për ndërprerjen e bashkëpunimit.
“Vendimet e konstatuara si të kundërligjshme, si dhe që favorizojnë individë e grupe të interesit janë tema që nuk diskutohen, por anulohen, pa alternativë!”