RADIO 1’ nga burime zyrtare të Policisë Rajonale të Pejës, konfirmon se në këto minuta (01:25min), efektivët policor kanë gjetur edhe viktimen e dytë të vërshimeve, e cila rezultonte e zhdukur e që është nëna e 5 vjeçarit, që humbi jetën në mbrëmje nga po këto vërshimve.
Ngjarja e rëndë ndodhi në B.T. ‘Asllan çeshme’ ku edhe viktimat kishin shtëpinë që ua rrëmbeu uji, ndërsa dy personat tjerë që po trajtohen në intensivë në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës, janë nga B.T. ‘Fidanishte.
Ndryshe, minuta më parë Ministri i Mbrojtjes Mehaj, bëri të ditur, se kishte nisur njësitet e ushtrisë për në Pejë ku është shkaktuar kaos i vërtetë si pasojë e vërshimeve dhe përmbysjeve.
“Të nderuar qytetarë, Njësitë tona të kërkim-shpëtimit tashmë janë nisur për në qytetin e Pejës, do të jenë aty ku ka nevojë për t’iu dalur në ndihmë në këtë gjendje të rëndë. Me të gjitha kapacitetet tona jemi në dispozicion për të tejkaluar këtë situatë.” bëri të ditur ministri Mehaj./RADIO 1/