Dje në kuadër të shënimit të manifestimit tradicional kulturor “Ditët e Agimit”, në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit, kushtuar përkujtimit dhe nderimit të veprës heroike të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Agim Ramadani, një delegacion i Lëvizjes VETËVENDOSJE! i prirë nga kryetari Albin Kurti, deputetët Ismajl Kurteshi, Saranda Bogujevci dhe Shemsi Syla, asambleistët, kryesia e Qendrës së Gjilanit dhe aktivistë morën pjesë në këtë manifestim.
Në 19 vjetorin e rënies monumentale të Agim Ramadanit, ushtarakut, piktorit dhe poetit atdhedashës, duhet të kujtojmë dhe nderojmë veprimtarinë dhe sakrificën e të gjithë të rënëve për liri, duke ndjekur palëkundur idealet e tyre.
Delegacioni i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, poashtu vuri lule të freskëta pranë shtatores së heroit Agim Ramadani, duke nderuar heroizmin e tij vetëmohues.