Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka treguar se rruga Gjilan-Kllokot, tani po merr formën e duhur, pasi që ka filluar asfaltimi i saj shkruan Radio Star.
Sipas tij ky projekt ka pësuar ndryshime dhe është bërë riprojektimi i saj, vlera e këtij projekti kapë vlerën mbi 4.2 milion euro dhe arrin gjatësin afër 11 kilometra.
Statusi i plotë:
Asfaltimi i rrugës Gjilan-Kllokot 📍
🛣️Projekti në vlerë mbi 4.2 milionë euro arrin gjatësinë prej 11 km. Ky projekt ka pësuar ndryshime dhe është bërë riprojektimi, në të cilin janë shtuar 7000m gjatësi gypa të kanalizimit atmosferik si dhe trotuare në fshatin Livoç.
🟢Punimet po ecin me ritme të shpejta edhe gjatë mesnatës, ndërkaq asfaltimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim deri në përfundimin e tërësishëm të këtij segmenti, për të qenë gati për lëvizje të automjeteve. 🚗🛣️
Projekte akoma edhe më të mëdha infrastrukturore po na presin. 🤝
#përGjilaninqëduam