Suedia lejoi përdhosjen e Kur’ani nga një irakian, pikërisht dje, ditën e Kurban Bajramit, duke bërë që Turqia të reagojë ashpër.
Policia suedeze dha dje lejen për një tubim të vogël para xhamisë më të madhe të Stokholmit, gjatë së cilës organizatori i saj kishte njoftuar se do të digjte një kopje të Kur’anit.
Rreth 200 kalimtarë panë një nga dy organizatorët duke grisur faqe nga një kopje e Kur’anit dhe duke fshirë këpucët me to përpara se të fuste një copë proshutë brenda librit dhe t’i vinte zjarrin për ta djegur, ndërsa protestuesi tjetër foli me megafon.