Rreth 20 punëtorë teknik të shkollave të Gjilanit tash e një kohë po kërkojnë rritje të pagës.
Madje ata pakënaqësitë e tyre i kanë shfaqur edhe përmes një proteste, të mbajtur më 27 qershor, siç ka njoftuar Policia.
“PROTESTË- Para kuvendit komunal Gjilan 27.06.2023 – 08:00. Rreth 20 persona punëtorë teknik të shkollave të komunës së Gjilanit kanë protestuar në shenjë pakënaqësie lidhur me pagat. Protestuesit kanë hedhur mbeturina në objektin e komunës. Rreth orës 09:00 protesta ka përfunduar dhe protestuesit janë shpërndarë”, është thënë në raportin e PK-së./PlusTV/