Sot kanë filluar punimet në rregullimin e e ndriçimit dhe trotuarëve në fshatrat Demiraj dhe Haxhaj shkruan Radio Star.
Hyseni ka thënë se pas dy dekadave vëmendja e merituar është kthyer tek dy fshatrat Demiraj dhe Haxhaj.
Shkrimi i plotë:
Sapo kanë filluar punimet në rregullimin e trotuareve dhe 70 shtyllave ndriçuese në fshatrat Demiraj-Haxhaj. 🤩🚶♂️
Kërkesa prej gati 2 dekadash nga banorët e këtyre lokaliteteve, tani ka gjetur vëmendjen e merituar.
Me trotuaret me gjatësi rreth 2km dhe gjerësi 1.5m si dhe 240 drunj dekorativë🌳, do t’i dhurojmë këmbësorëve hapësirë të mjaftueshme për ecje në një ambient të gjelbër😊, e veçanërisht do të krijojmë siguri për nxënësit të cilët kalojnë çdo ditë këto rrugë për të shkuar në shkollë🎒.
Vijon puna për investimin në të gjitha fshatrat💪.
#përtëgjithafshatrat