Kuvendi komunal i Gjilanit, sot mban dy seanca të jashtëzakonshme.
Njëra seancë pritet të mbahet nga ora 10:00, pikë e rendit të ditës do të jetë miratimi i KAB 2024-2026.
Nga ora 11:00, pikë e rendit të ditës do të jetë shkarkimi i kryesuesit të Kuvendit.
Komunikata e plotë:
Kuvendi Komunal mban të premten dy seanca të jashtëzakonshme
Kuvendi Komunal i Gjilanit mban të premten (30.06.2023) dy seanca të jashtëzakonshme.
Seanca e parë mbahet nga ora 10:00 dhe në rend dite është: Miratimi i KAB 2024-2026,
Seanca e dytë mbahet nga ora 11:00 dhe në rend dite është: Shkarkimi i kryesuesit të Kuvendit.