Intervista e plotë me Ambasadorin amerikan në Prishtinë Jefferey Hovenier, dhënë në emisionin Rubikon në Klan Kosova.
Hovenier në këtë intervistë ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë disa veprime specifike për të ndihmuar në zbutjen e situatës në veri, për të ndihmuar që të ecim përpara për të mirën e Kosovës dhe stabilitetit rajonal. Por sipas amerikanit kryesor në Prishtinë, SHBA-ja është e shqetësuar pasi Qeveria e Kosovës nuk është përgjigjur pozitivisht ndaj këtyre kërkesave.
Duke mos hyrë në specifika, Hovenier tha se është e qartë se do të ketë disa pasoja tjera nëse vazhdohet kjo rrugë ku Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigjet kërkesave të të gjithë miqve të saj nga të gjitha vendet që kanë dhe kanë treguar përgjatë më shumë se një apo dy dekadave përkushtimin tonë për të parë Kosovën duke e marrë vendin e saj në Evropë dhe brenda strukturave evropiane dhe euroatlantike.