Për të Shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë orëve të pasditës, veçanërisht më vonë, pritet vranësirat të marrin karakter zhvillimi dhe të sjellin rrebeshe lokale shiu e breshër, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të forta.
Reshjet apo stuhitë më të përqëndruara parashihen në lindje të vendit.
Era do të fryjë nga jugperëndimi, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej 12 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 30°C.